Bashkia e Durrësit ka nderuar me titujt “Mirënjohja e qytetit të Durrësit” katër personaliete në Durrës. Ceremonia e shpërndarjes së titujve ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa mësohet se propozimet janë bërë nga shoqata kulturore “Ulqini”.

Bashkia nderoi dy ish-mësues matematike me një kontribut të gjatë e të vyer në rritjen e edukimin e brezave, mjeken e nderuar të qytetit Ganimete Pronjari dhe një sportist kampion gjimnastike. Konkretisht: Syrri Hysen Fani mësues matematike aktualisht në pension, Ganimete Kadri Peku Pronjari, mjeke pediatre në spitalin e Durrësit; Gëzim Hamza Bimi, mësues i edukimit fizik, kampion gjimnastike, sportist i mirënjohur e trajner në shkollën e Fiskulturës; dhe Reshat Hajdar Bilali. Ndërsa pas vdekjes, titulli iu dha edhe z. Rexhep Asllan Keçi.

Shqata “Ulqini” i kish bërë më herët kërkesë-propozim për nderimin e këtyre personaliteve të Durrësit, Këshillit Bashkiak dhe kreut të bashkisë së Durrësit.

Titujt u dorëzuan nga Lavdosh Beqiraj, drejtor i Kabinetit dhe drejtori i Arsim-Kulturës së Bashkisë, Ardian Gurra.