Policia është po heton rastin e një gruaje që besohet se ka qëlluar duke lënë të plagosur vajzën e saj 5-vjeçare, në periferi të Çikagos në SHBA.

Zyrtarët e policisë në Lansing, Illinois thonë se gjatë hetimit të tyre fillestar ata zbuluan se nëna kishte në zotërim një armë, me të cilën më pas plagosi të bijën e saj kur ajo ishte në gjumë.

Departamenti i Policisë Lansing thotë se hetimet po vazhdojnë dhe nuk pranoi të komentojë nëse e shtëna ka ndodhur aksidentalisht apo me dashje.

Vajza është dërguar në një spital fëmijësh në Çikago. WGN-TV raporton se vajza ishte në gjendje serioze por të qëndrueshme pas operacionit.