Dy trena të linjës së metrosë janë përplasur të martën në qytetin e Duisburgut në Gjermani.

Një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat ishin përplasur me njëri-tjetrin kur po kalonin në një tunel, por shkaqet janë ende të paqarta.

Paraprakisht konfirmohet se të plagosurit janë mbi 30, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Incidenti çoi në mbylljen e përkohshme të linjës së trenit, ndërsa një flotë autobusësh u dërgua për të transportuar pasagjerët.