10 persona kanë mbetur të vdekur pasi një hotel katër katësh është shembur në qendër të Indisë. Forcat e emergjencës kanë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës 10 persona të tjerë, teksa 3 të tjerë janë plagosur dhe gjenden në spital.

Mediet indiane raportojnë se dhe 5 të tjerë kanë mbetur në rrënoja, dhe autoritetet po merren me shpëtimin e tyre.

Bëhet e ditur se godina u shemb për shkak të përplasjes së një makine në katin e parë të saj. Hoteli kishte 25 dhoma dhe ndodhej 900 km larg kryeqytetit New Dehli.