Një denoncim i fermerëve të zonës së Lushnjes dhe Beratit është publikuar nga JOQ.

Sipas denoncuesit, prodhimet bujqësore të fermerëve kanë përfunduar në kanal, pasi tregtarët nga Kosova nuk kanë ardhur t’i tërheqin, si pasojë e kundërshtimit që ata I bëjnë taksës së Rrugës së Kombit.

"JOQ, ja pasojat e tarifes se Rruges se Kombit. Fermeret lushnjar detyrohen te hedhin ne kanal prodhimet bujqesore. Rruga Lushnje – Berat…. Dje edhe sot qe munguan tregetaret kosovare… cdo gje u hodh ne kanal, s'i blen kush", shkruan denoncuesi.

Edhe plazhi i Durrësit e ndjeu këtë fundjavë mungesën e pushuesve nga Kosova, pasi autobuzët që lidhin qytetet kosovare me këtë zonë erdhën thuajse bosh, ndryshe nga javët e tjera.

Megjithëse janë ditët e para kur nisi të aplikohej taksa e rrugës, banorët e Kosovës dhe ato të verilindjes së Shqipërisë janë shprehur tërësisht kundër tarifave të vendosura, që kanë për qëllim të boshatisin xhepat e më të varfërve, për të mbushur xhepat e oligarkëve.