Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar dhe ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar pas protestës në Rrugën e Kombit.
Në reagimin e tij, Presidenti shpreh keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme.
Ai bën thirrje për evitimin e dhunës, për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje.
Menjëherë pas reagimit të Presidentit, u arrit edhe marrëveshja që protesta të mbyllej me aq.





