Një çift është gjetur i varur në shtëpinë e tyre në Mantovano, Itali. Sipas hetuesve, bëhet fjalë për një vetëvrasje të dyfishtë, që ka ndodhur në sytë e vajzës 6-vjeçare të çiftit.

Vajza është gjetur në gjendje shoku nga gjyshi i saj. Në qafën e vajzës janë gjetur shenja gërvishjesh, gjë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë se prindërit ndoshta donin ta varnin dhe atë. Vajza ndodhet e shtruar në spital.

Çifti që i dha fund jetës ishte i moshës 35 dhe 27 vjeç. Burri kishte njoftuar një ditë më parë kompaninë ku punonte se nuk do të paraqitej në punë sepse do të shoqëronte gruan për një vizitë mjekësore.

Duket se vendimi ishte marrë kohë më parë dhe çifti ka vendosur bashkarisht t’i jepte fund jetës.