Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia ndërsa ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës së tij.
Policia bën me dije se shtetasi Artur K., banues në Berat, u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.K, 30 vjeçe dhe vjehrrës shtetases H.K, 67 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.





