Një 19-vjeçar nga Durrësi, në rrezik për të mbetur i paralizuar, ka nevojë për ndihmën dhe kontributin e të gjithëve për të shpëtuar.
Ilson Ruska nga Arapaj i Durrësit, si pasojë e një plagosjeje me thikë rreth një muaj më parë, rrezikon shikimin edhe dëgjimin.
Ilsoni eshte 19 vjeç dhe ka humbur ndjeshmërinë në pjesën e majtë të fytyrës (paralizë faciale). Ai ka kryer dy operacione deri më tani, ndërsa aktualisht ndodhet prej një jave tek të afërmit e tij në vendin fqinj ku i është nënshtruar një sërë analizash. Duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale sa me shpejt në Itali, që kushton 10 mijë euro, pasi në vendin tonë nuk kryhen të tilla operacione, por familja e tij nuk ka mundësi ekonomike. Mamaja e Ilsonit nuk e ka bashkëshortin, ndërsa jetesën e përballon me të ardhura modeste me punën e saj si sanitare.
E ndodhur në kushte të vështira, ajo bën apel përmes rrjeteve sociale që të gjithë të kontribuojnë me sa të munden, që djali i saj të mos mbetet i paralizuar.
Videoja është publikuar në rrjete sociale nga balerini nga Durrësi Andi Dahri, i cili ka ndërmarrë këtë fushatë në ndihmë të të riut që të gjithë së bashku të mund t’ia dalin. Kësaj nisme i është bashkuar edhe sportisja e njohur Luiza Gega.
(Nr. kontaktit i nënës së Ilsonit, Adelina +355692192789)
Videoja më poshtë, ku nëna kërkon ndihmë.





