Evis Preka e cila është e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e Velipojës, sot do të festonte bashkë me familjen, ditëlindjen e vajzës së saj të vogël, Ajsel.
Halla e saj ka publikuar edhe sot një mesazh prekës në rrjetet sociale. "Festofsh me ëngjëjt ne mbreterin e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaqurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niec".
Mes komenteve të shumta, bie në sy edhe ai i nënës së Ajselit të vogël, e cila shkruan se ndihet e mbaruar në shpirt.
"Engjëlli mamit, Ajseli shpirtit tim. Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to".





