Rëndohet bilanci tragjik nga rënia e një zjarri në ambientet e një Qendre Tregtare në qytetin Kemerovo të Rusisë. Të paktën 48 persona janë deklaruar të vdekur dhe 48 të tjerë të zhdukur, ndërsa 12 ndodhen në spital me plagë të rënda.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se mes viktimave janë edhe 11 fëmijë. Qendra Tregtare u përfshi nga flakët në një kohë kur brenda saj kishte fluks frekuentuesish. Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar ngjarjen tragjike, por mediat ruse kanë publikuar video nga momenti kur ka shpërthyer zjarri në qendrën tregtare.

Videot e postuara tregojnë njerëzit që kërcejnë nga dritaret për të shpëtuar nga flakët.