Është arrestuar në kufirin gjerman ish-Presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont teksa po udhëtonte drejt Belgjikës nga Finlanda.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij ditën e sotme.
Të shtunën, Puigdemont hodhi poshtë përpjekjet e policisë finlandeze për ta arrestuar atë nën një urdhër-arresti evropian, i cili u riaktivizua nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë Spanjolle disa ditë më parë.
Puigdemont kërkohet nga Spanja pasi akuzohet për “rebelim” dhe “kryengritje”.