Mishi shumë i pjekur ndikon në shfaqjen e diabetit. Ky është konkluzioni i studimit të fundit të kryer nga kërkuesit izraelitë. Sipas tyre, pjekja e tepruar rrit rrezikun e një përgjigjeje të ulët të insulinës, që është hormoni që shërben si rregullator i prezencës së sheqernave në gjak.
Gjatë studimeve, ka rezultuar edhe se kush konsumon më tepër mish se norma, veçanërisht mish të kuq, është më i rrezikuar të preket nga sëmundja e mëlçisë së dhjamosur dhe të zhvillojë rezistencë ndaj insulinës. Pjekja e tepërt e mishit, provokon një prodhim të lartë të glukozës nga ana e mëlçisë dhe rrjedhimisht një aftësi më të ulët të muskujve për të përdorur këtë glukoz.
Kështu këta dy mekanizma së bashku çojnë në rezistencë ndaj insulinës, duke bërë që të jemi të prekshëm nga sëmundja e diabetit. Pra mjekët këshillojnë që mishin e kuq ta konsumojmë të pjekur pak ose mesatarisht, por të evitohet pjekja e tepërt.