Një lëkundje e fortë sizmike me epiqendër në detin Adriatik është ndjerë në të gjithë rajonin e Pulias, 31 minuta pas mesnate. Tërmeti i fortë me manjitudë 3.9 ballë është ndjerë veçanërisht në Brindizi, Salento dhe në pjesën jugore të Barit.
Tërmeti ka ngjallur panik mes banorëve, shumë prej të cilëve u ngritën nga gjumi. Sipas Institutit Italian të Vullkanologjisë, lëkundja sizmike është regjistruar në thellësinë 27.3km, raportojnë mediet italiane.
Nuk ka sinjalizime për të lënduar apo dëme materiale. Shumë prej banorëve të zonave ku u ndje lëkundja e fortë shkruan në rrjetet sociale për tërmetin, ndërsa shumë telefonata kanë mbërritur në numrat e zjarrfikësve të zonës. Banorët rrëfejnë se kanë ndjerë dy lëkundje njëra pas tjetrës.