Pas dy orësh pengmarrje ka marrë fund makthi i 10 personave në një supermarket në qytetin jug-perëndimor francez të Trebes. Sipas mediave vendase, 10 persona u morën peng në supermarket dhe gjatë tentativës për t’u liruar janë vrarë 3 persona.
Policia ka vrarë pengmarrësin pas disa orësh, një maroken rreth 30 vjec. Sipas një televizioni lokal edhe 12 persona të tjerë janë plagosur. Më herët një burim policor kishte bërë të ditur se 10 persona po mbaheshin peng dhe se pengmarrësi kishte qëlluar një oficer policie.
Sipas televizionit “BFM TV” pengmarrësi kishte deklaruar mbështetjen e tij për Shtetin Islamik dhe se po merrte hak për Sirinë. Përpara se të futej në supermarket autori thirri ‘Allahu Akbar’.