Një 35-vjeçar është arrestuar pasi ka prerë në qafë nënën e dy fëmijëve me një thikë kuzhine dhe më pas i ka nxjerrë zemrën nga kraharori për t’ja gatuar.
Ngjarja horror ka ndodhur në apartamentin e çiftit në Rusi, ku 27-vjeçara Ekaterina Nikiforova u vra nga 35-vjeçari Alexey Yastrebov.
Pas krimit makabër autori i ka thënë pronarit të apartamentit të lajmëronte policinë.
Kur policia mbërrin në vendngjarje 35-vjeçari ka thënë se "i thashë Ekaterinas që do t’i haja zemrën, dhe e bëra."
Para se të mbërrinte policia vendase ai ishte përpjekur të vetëvritej por kishte dështuar. I riu është në spital dhe po mbahet nën vëzhgimin e policisë.