Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar pranë ish-kryeministrit Sali Berisha prishjen e makinës, si pasojë e përmbytjeve masive të lagjeve të qytetit bregdetar.

Denoncimi i qytetarit, i shoqëruar me video të situatës kritike të krijuar një ditë më parë në zonën pranë stadiumit, është postuar nga ish-kryeministri që sërish fajëson “betonin e Gjushit për përmbytjen e Durrësit”.

Postimi i Berishës:

Ja si e permbyti dje Durresin betoni i Gjushit! sb

"Pershendetje i madhi sali Berisha kjo ndodhi ne durres dije ne afersi te stadumit.Makina qe kishe me doli jasht funksonit"