Puna për mirëmbajtjen e rrjetit kullues vijon në zonën e Durrësit të Ri.

Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, bën me dije se po punohet për pastrimin e Kanalit Kullues të Parë.

Sipas Sakos, ndërhyrja synon rritjen e kapaciteteve të shkarkimit të ujërave dhe parandalimin e problematikave që mund të shkaktohen gjatë reshjeve.

“Puna e përditshme vijon me përkushtim, për të garantuar funksionimin sa më të mirë të rrjetit kullues”, shkruan Sako.