Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me sulmet ndaj pasardhësit të tij politik Edi Rama. Në një video që ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha përmes ironisë tregon se ku shkuan 4 milionë eurot që Rama i kishte premtuar për qytetin e Kavajës.

Në video shihet se si në 11 qershor të vitit të kaluar Rama po inspektonte nga afër një projekt që po zbatohej në Kavajë për ndërtimin e një moli, ndërsa sot pamjet e tij janë shumë larg atij të një porti. Në pamjet në fjalë shihet se si janë shkatërruar pllakat e trotuarit buzë molit.

“Video/ Ja 4 milione eurot e Rames për Kavajen. Shihni ku eshte katandisur projekti elektoral sot! Sb”, shkruan Berisha.