Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij si president i Rusisë.
Merkel i ka kërkuar Putinit vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dypalëshe dhe ndërkombëtare.
“Tani është më e rëndësishme se kurrë të vazhdojmë dialogun dhe të inkurajojmë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi kancelarja në një komunikatë të publikuar nga zyra e saj në adresë të presidentit rus, Putin.
“Në bazë të kësaj, ne duhet të përpiqemi të diskutojmë për sfidat e rëndësishme dypalëshe ashtu dhe ndërkombëtare në mënyrë konstruktive dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme. Ju përshëndes për rizgjedhjen dhe ju uroj suksese në punën tuaj”, theksoi Merkel.