Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot dënimin me burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, si një prej personave që rrëmbeu dhe vrau Gazmend Çollakun, më 6 janar të 2016-s në Durrës.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Denis Shtaza ka mohuar kategorikisht përfshirjen si autor i drejtpërdrejtë apo bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut. Për ngjarjen u shpall në kërkim edhe ish-oficeri i policisë, Ervin Dalipaj, por çështja ndaj tij u pushua pas vdekjes, për shkak se oficeri i policisë u ekzekutua në një atentat mafioz më 25 prill të vitit 2017.
Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit 2016 pranë një lokali në vendin e quajtur dy kullat në Durrës, dhe u gjet të nesërmen i vrarë me 5 plumba në kokë në fshatin Murqin të Krujës.





