Një sëmundje vdekjeprurëse po kërcënon banorët në Australi, pasi cikloni Marcus shkatërroi Territorin Verior, Darvin, gjatë fundjavës.
Banorët janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm ndaj rreziqeve të melioidozës.
Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, tha se tre persona kanë vdekur në 38 raste të raportuara.
Mesatarisht ka rreth 50 raste gjatë gjithë vitit me simptoma që variojnë nga vështirësitë në frymëmarrje, si edhe pneumoni, ethe dhe dhimbje koke.
Simptoma të tjera janë gjithashtu humbja e peshës, dhimbje kraharori dhe barku.
Çfarë është Meliodoza?
Meliodoza është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një bakter i quajtur Burkholderia pseudomallei, që gjendet në tokë dhe ujë. Është një sëmundje e përhapur në zonat endemike, veçanërisht në verilindje të Tajlandës, Vietnam dhe veri të Australisë. Ekziston në formë akute dhe kronike. Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë dhimbje në gjoks, kocka dhe kyçe, kollë, infeksione të lëkurës etj.