10 persona humbën tragjikisht jetën këtë të premte, pasi një avion i vogël përfundoi në një shtëpi në Filipine, duke shuar një familje të tërë, teksa këta të fundit po drekonin.
Avioni 6 vendësh, Piper PA-23 u rrëzua në Plaridel, pranë kryeqytetit Manila, pak kohë pasi ishte ngritur në ajër.
Aksidenti horror i mori jetën të 5 personave që ndodheshin në bordin e avionit, ashtu sikurse 5 personave që ndodheshin brenda në shtëpi, të cilët ishin ulur për të ngrënë.
Sipas policisë, 3 fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja u vranë, ndërsa babai nuk ndodhej në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja.
Përplasja shkaktoi zjarr brenda në shtëpi, që çoi edhe në plagosjen e dy persona të tjerë që ndodheshin aty pranë.
Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje thënë se avioni kishte goditur fillimisht një pemë dhe një shtyllë tensioni përpara se të përfundonte në shtëpi.