Teksa lajmet për një martesë të mundshme, qarkullojnë në mediaet rozë, e ftuar në emisionin “You&Me”, trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ka rrëfyer për herë të parë se si është njohur me partnerin e saj Vis Bajraktari.

"Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë. U afrua me familjen time. Po për të nuk dua të flas, sepse dua të ecë vetë, më mjafton babi."