Princesha e Dubait, Sheikha Latifa është zhdukur pas një video të postuar në YouTube ku thotë se “kjo mund të jetë e fundit”.
33-vjeçarja Latifa, e cila thuhet se është zhdukur bashkë me amerikanin Herve Jaubert, ka udhëzuar avokatin e saj të hedhë videon në internet.
Princesha, e cila flet drejtëpërsëdrejti në kamera, shihet me flokë të mbledhura dhe një bluzë blu. “Po e bëj këtë video se mund të jetë e fundit. Do të largohem diku dhe nuk e di se kur mund të kthehem, por besoj se kjo do funksionojë,” është shprehur princesha.
Vajza, e cila thotë se është vajza e Sheikh Muhammed bin Rashid Al Maktoum, një miliardier i vendit, thotë se ajo nuk ka lirinë për të jetuar jetën e saj në Dubai dhe u mbajt fshehurazi në burg për tre vjet pas një tentative të dështuar të arratisjes kur ishte adoleshente.
Latifa mendohet të jetë fshehur në një jaht jashtë brigjeve të Indisë jugore dhe pritet të kërkojë azil politik në Shtetet e Bashkuara.
Edhe pse është në moshën 30-vjeçare, Latifa thotë se duhet t’i përmbahet një mbikëqyrjeje të rreptë dhe nuk ka lirinë që të tjerët gëzojnë në vendin që është një nga destinacionet turistike më të njohura në botë.