Rreth 23 mijë persona janë evakuuar nga qyteti Fano në Itali pas gjetjes së një bombe në rrënoja. Kjo bombë mendohet se ka mbetur që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Ajo u gjet gjatë gërmimeve të rastësishme. Policia largoi të gjitha banorët e zonës nga frika e shpërthimit të mundshëm.
Gjithashtu janë larguar nga spitali të gjithë pacientët dhe po marrin trajtime në qendra të ndryshme shëndetësore ndërkohë që shërbimi hekurudhor është pezulluar.
Forcat e ushtrisë kanë kryer operacioni duke e hedhur bombën në fund të detit. Bomba e cila u gjet në bregdetin e Fanos, gjatë punimeve për ndërtimin e një kanali kullimi, kishte një gjatësi rreth 1 metër dhe peshonte 225 kilogramë.