Rikthehet moti i keq në kontinentin e vjetër. Ajri shumë i ftohtë që vjen nga Rusia dhe Skandidavia do të ulë ndjeshëm temperaturat në Evropë, duke nisur nga 18 marsi.
Burian 2, kështu është quajtur efekti atmosferik, do të prekë pjesën më të madhe të kontinentit të vjetër në ditët në vijim. Temperatura disa gradë nën zero do të regjistrohen në Zvicër, Austri, Gjermani, Çekosllovaki, Francë dhe vendet e Evropës Lindore.
Reshje dëbore priten të regjistrohen edhe në zonat fushore. Ky mot i ftohtë do ta mbajë të mbërthyer kontinentin deri në fund të marsit, në prag të Pashkëve.
Vendi fqinjë Italia pritet të preket nga kjo masë e ftohtë duke nisur nga fundjava e ardhshme. Madje nuk është çudi që Italia të preket edhe nga tirnadot, për shkak të ajrit të ftohtë që vjen nga veriu dhe temperaturave disa gradë mbi normalen që regjistrohen në detin Mesdhe. Sipas sinoptikanëve, fuqia e tornadove që do të godasin Italinë pritet të rritet në të ardhmen, për shkak të ngrohjes globale.
Reshje dëbore në periudha jo dimërore, i nxehtë rekord gjatë verës, valë të ftohti të papritura, janë të gjitha anë të së njëjtës medalje; ndryshimeve klimaterike.