Moderatorja e njohur Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë.

Floriana ka sjellë në jetë dy ditë më parë, vajzën e saj të cilën e ka bekuar me emrin Adia, ndërsa lajmin e publikoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Adia jone e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekofte Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!", ka shkruar Floriana në postimin e saj.