Një djalë 8-vjeçar, zhdukja e të cilit bëri bujë në Spanjë, rezulton se është vrarë ditën që u zhduk më 27 shkurt. Trupi i Gabriel Cruz u gjet në bagazhin e një makine, e cila ishte në pronësi të njerkës së tij, ditën e dielë.
Ana Julia Quezada, 43 vjeç, e cila kishte shkuar vazhdimisht duke kontribuar nëpër fushata për të gjetur djalin, është arrestuar.
Mësohet se njerka e ka fshehur trupin e djalit në një pronë familjare në fshatin Rodalquilar, por është kapur nga policia duke u përpjekur ta lëvizë atë diku tjetër.
Nëna e Gabriel, Patrizia Ramirez, kishte dyshuar gjithmonë se Quezada kishte gisht në zhdukjen e djalit të saj dhe tha se drejtësia duhej të vihej në vend.
Sipas CNN, ky nuk është rasti i vetëm që gruaja me origjinë nga Republika Domenikane është bërë përgjegjëse për vdekjen e një fëmije.
Në vitin 1996, një vajzë 4-vjeçare u rrëzua nga dritarja në qytetin verior të Burgos, ku ndodhej me të dyshuarën. Në atë kohë vdekja u konsiderua si aksidentale, por autoritetet kanë rihapur çështjen.