Kryeministri Edi Rama, është pyetur mbrëmjen e sotme edhe për personin që financoi fotografinë e tij me ish-Presidentin Barack Obama.

Bilal Shehu, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte ishte në të njëjtën sallë me Presidentin Obama, në mënyrë që të fotografohej me të.  Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet nga persona të huaj për fushatat presidenciale.

Rama u shpreh se Bilali nuk e njihte ligjin amerikan dhe prandaj gaboi, por nuk shpjegoi se ku i gjeti 80 mijë dollarë që u përdorën për foton.

“Lobim do të thotë të ndikosh për të përcjell një mesazh. Në rastin në fjalë nuk ka krahasim. Rasti është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Zotëria, të cilit i është përfolur emri, ka pranuar fajësinë sepse nuk ka njohur ligjin amerikan dhe e ka shkelur. Pranoi fajin e tij dhe kaq. Për çështjen në fjalë, nuk ka patur të bëjë me asnjë lloj financimi nga ana ime apo e Partisë Socialiste. Ka emër dhe mbiemër, e ka marrë përsipër shkeljen që ka bërë. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan”, tha Rama.