Një i ri  nga Filipinet ka humbur jetën rreth mesditës së sootme, pasi ran ë kontakt me energjinë elektrike ndërsa ndodhej në një varkë në det.

Sipas policisë, 28-vjeçari A.R. ka qenë duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, kur ka rënë në kontakt me energjinë.

“DurrësLajm” sjell pamjet filmike nga mbërritja e ambulancës në shëtitoren “Taulantia” për të marrë të riun, që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

“Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,– njofton policia e Durrësit.