Vrasja e gazetarit investigativ Jan Kuciak shkaktoi protesta të mëdha në Bratislava dhe si pasojë ministri i Brendshëm i Sllovakisë Robert Kalinak ka dhënë dorëheqjen.
“Stabiliteti i qeverisë duhet të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, tha Kalinak.
Gazetari u vra bashkë me të dashurën e tij dhe dyshimet kryesore lidhen me veprimtarinë hetimore, tha policia të hënën, një rast që ka tronditur vendin e vogël të Evropës qendrore dhe ka vënë në pah shqetësimet publike mbi korrupsionin.
Jan Kuçak, 27 vjeç, raportonte për faqen e lajmeve Aktuality.sk për rastet e mashtrimit, shpesh që përfshinte biznesmenë me lidhje me partinë në pushtet dhe politikanët e tjerë. Ai dhe e dashura e tij u gjetën të vdekur të dielën në shtëpinë e tij në Velka Maca, 65 km në lindje të kryeqytetit Bratislavë.