Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe vëllait të tij, Olsi Rama, lidhur me sasinë e drogës të sekuestruar disa ditë më parë në Maminas. 

Pas deklaratës së dhënë nga Olsi Rama, që iu përgjigj akuzave të opozitës për lidhjet e tij me kokainën e kapur në Durrës, duke i cilësuar tërësisht sajesa, Berisha shkruan me një shënim në faqen e tij në “Facebook” se: “Olsi Rama, jo vetëm garant por ai është ndërmjetësi për çmimin e drogës për të cilën u paguan kapar 4.2 milionë euro! Olsi dhe vëllai i tij Edi janë të skeduar për lidhje të vjetra bogotiane!

MESAZHI I PLOTË I QYTETARIT DIXHITAL
Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital! sb

“Pershendetje Dr po ju shkruaj lidhur ngarkesën prej 614 kg kokainë të pastër nisur me konteiner me banane ne adrese te Arbi Garden me pronar Arber Cekaj . Jeni shume i sakte ne dekleratat tuaja Se Garantorë për gjithçka ka qenë z. “Olsi Rama” faktikisht i vllai i tije kryeminister Edi Rama.Qe te dy Edi dhe Olsi kane lidhje te forta dhe te hereshme Kolumbi me grupet e droges ne kete vend dhe po te pyeten autoritetet do te dalin vizitat e tyre nder vite ne Bogota.Por esht Olsi Rama ai i cili perveç garancise, ne kete raste ka afruar vet dhe kontaktet ne Kolumbi si dhe çmimin dhe ofertën.
Çmimi fillestar i blerjes si kapar te themi ka qenë më 7000 € kg x 600 kg = 4 milion euro. Për këtë ngarkesë janë paguar 4.2 milion euro për ta nga dy njerze shume afer me Ramen njeri prej tyre thuhet se esht drejtori i fuqishem i OSHE Çela .Kurse per personin tjeter qarkullojne emrat e zyrtarve te larte socialist,njeri minister tjetri kryetar bashkie por ende nuk dihet esht e sigurte.Te dhena te plota si per rolin e Olsit ashtu dhe per paguesit e ngarkeses ka policia federale e Kolumbise por duhet te kete edhe DEA qe bashkpunon shume ngushte me kete Agjensi ! Ne ministrine e brendeshme dhe kryeministri ka rene damllaja,Rama i dine keto ndaj dhe deklaroj per te mbrojtur veten dhe vlla Olsin,qe ne fillim se operacioni ishte pune vetem e policise dhe doganes shqiptare,pra deshi te thote se droga u zbulua aksidentalisht,te kunderten e asaj qe deklaroje ne mengjesin e dt 27 shkurt Fatmir Xhafa i cili i dispononte te dhenat e derguara nga policia federale kolumbiane”.