Një helikopter me gjashtë persona në bord është rrëzuar dhe ka rënë në lumë, pranë ishullit Roosvelt, në lindje të New York-ut. Nga rrëzimi i helikopterit kanë humbur jetë të gjithë pasagjerët në bord, duke mbijetuar vetëm piloti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 me orë lokale (ndërsa mesnatë në Shqipëri), kur ekipet zhytëse kanë ndërhyrë menjëherë, por pa mundur të shpëtonin pesë pasagjerët.
Piloti Richard Vance, 33 vjeç, arriti të shpëtonte duke dalë por pesë udhëtarët u bllokuan brenda, në pamundësi për të shpëtuar nëpërmjet pajisjeve të sigurisë.
Dëshmitarët okularë publikuan foto dhe video, teksa treguan se panë një helikopter të kuq duke rënë me shpejtësi, i cili më pas është fundosur në lumë.
Helikopteri i rrëzuar ishte ‘Eurocopter AS350’, vetëm me një motor të lehtë, që mund të mbajë deri në gjashtë persona. Vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.