Marine Le Pen është rizgjedhur në Lilë të Francës, nga Kongresi i Frontit Nacional, si presidente e partisë.
Në votime, ajo mori mbështetje të plotë të delegatëve duke qenë se ishte kandidate e vetme. Në këtë mënyrë 49-vjeçarja Marine Le Pen mund të vijojë mandatin e saj të tretë në drejtim të partisë populiste të ekstremit të djathtë.
Për herë të parë ajo u zgjodh në drejtim të kësaj force politike në 2011, kur pasoi babanë e saj dhe themeluesin e Frontit Nacional, Zhan Mari Le Pen.
Ky i fundit u përjashtua nga partia me vendim të Kongresit dhe i është hequr nderimi si president honorifik.