Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, sukses i cili sjell për të, të ardhura të shumta e një jetë luksoze.

Këngëtarja e hitit “Ciao”, Enca është komentuar shpesh për veshjet e saj të shtrenjta.

Vetëm pak kohë më parë Enca mbante veshur çizmet e famshme që shkonin në mijëra euro.

Ndërsa sot këngëtarja ka tërhequr sërish vëmendjen e veshur me një palë çizme ngjyrë floriri.

Duke qenë kaq ekstravagante, këto nuk janë çizme për përditshmëri kështu që me shumë gjasa Enca është ende duke xhiruar videoklipin e ri që do të publikohet këtë muaj dhe do të mbajë titullin “Dua”.