Ushtria turke vijon ofensivën ushtarake në provincën Afrin, veri-perëndim të Sirisë, ku aktualisht kanë çliruar rreth 850 km/2, duke zmbrapsur rebelët kurdë në zonat më të thella.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan tha se objektivi i forcave turke është avancimi në thuajse 2 mijë km/2 në Afrin. “Synimi ynë kryesor është të pastrojmë atë zonë nga terroristët, atje ku ka terroristë, do të jemi ne dhe unë do të jem aty me ju”, tha Erdoan përpara mbështetësve të tij.
Presidenti turk njoftoi se më shumë se 3,200 militantë të YPG-së janë neutralizuar, që prej nisjes së operacionit ushtarak i njohur me kodin “dega e ullirit”. Pas çlirimit të Afrinit, ofensiva turke do të zgjerohet edhe në qytetet e tjera pranë kufirit turko-sirian, tha Erdoan.
Delikate situata vijon të mbetet edhe në jug të Sirisë, në provincën e Guta-s, e mbajtur nga rebelët e regjimit sirian. Ushtria siriane ka avancuar ndjeshëm që prej nisjes së bombardimeve muajin e kaluar. Bilanci i viktimave në Guta sa vjen e rëndohet. Aktualisht numërohen mbi 900 të vrarë.
Ndërkombëtarët e kanë dënuar rëndë bombardimin e zonave ku jeton popullsia civile, duke kërcënuar Damaskun se do të akuzohet për krime kundër njerëzimit.