Teuta ka mbyllur përgatitjet në terren në Durrës dhe është spostuar drejt Kukësit, ku të shtunën do të përballet me kampionët në fuqi, në kuadër të javës së 24-të.
Pas rezultateve pozitive të regjistruar në ndeshjet e fundit, bregdetarët janë të motivuar dhe besojnë se edhe kundër verilindorëve do të kthehen me rezultat pozitv nga “Zeqir Ymeri”.
Trajneri Gentian Begeja është i kënaqur me atë që ekipi ka shfaqur në stërvitje dhe pavarësisht mungesave beson se Teuta nuk do të ndalet më.





