Nëna fatkeqe, të cilës burri i saj i vrau 2 vajzat, ka marrë vesh lajmin tragjik.
Antonietta Gargiulo mbeti e plagosur rëndë disa ditë më parë nga burri i saj karabinier Luigi Capasso, që u mbyll më pas në shtëpi, vrau dy vajzat e mitura 8 dhe 14 vjeçe dhe pas disa orësh vrau veten.
Gruaja e ka mësuar lajmin tragjik nga familjarët e saj, që së bashku me psikologët janë munduar t’ia bëjnë sa më të lehtë dhimbjen.
Gruaja ndiqet rregullisht nga psikologët, ndërkohë që ndodhet në repartin e terapisë intensive.
Ajo nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë mortore të vajzave të saj, që do të mbahet ditën e nesërme në Latina, Itali.