Qendra Europiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësia ka publikuar raportin e saj të fundit për përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin.
Lista me 10 vendet e para për përdorimin e kokainës kryesohet nga Barcelona. Ndërkohë, edhe pse në vitet 2014 dhe 2015, Londra ishte qyteti që udhëhiqte këtë listë, së fundmi nuk është farë në 10 vendet e para.
Ndërkohë, në raport thuhet se kryeqyteti evropian i përdorimit të amfetaminave është Eindhoven në Holandë. Amsterdami kryeson listën për përdorimin e MDMA.
Të dhënat u finalizuan pas analizave të mostrave të ujërave të zeza të 56 qyteteve në 19 shtete të Europës.