Në kuadër të një operacioni anti-drogë në lokalet e natës në Romë, policia italiane ka arrestuar 21 persona mes të cilëve edhe mbesën e përfaqësueses se lartë të BE-së për punët e jashtme, Federica Mogherini.
Gaia Mogherini, 28 vjeç është vajza e vëllait të Federica Mogherinit dhe pas arrestimit është lënë në "arrest shtëpiak" më akuzën për posedim të lëndëve narkotike, raporton media italiane ilmessaggero.it.
28-vjecarja rezulton se është arrestuar edhe në vitin 2016 për të njëjtën akuzë. Gjatë operacionit, policia italiane sekuestroi armë dhe kokainë.