Një helikopter Mi – 8 me 9 persona në bord është rrëzuar të mërkurën në rajonin e Çeçenisë në Rusi, duke lënë 5 të vdekur.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse, të cilat citojnë burime anonime.
Autoritetet nuk kanë dalë ende me një deklaratë për shtyp lidhur me ngjarjen e rëndë që vjen një ditë pasi një avion transportues ushtarak rus u rrëzua në Siri duke lënë 32 të vdekur.
“Sipas të dhënave paraprake, një helikopter i forcave speciale u rrëzua duke vrarë 5 nga 9 personat në bord”, tha burimi, sipas “Sputnik”.
Grupet e shpëtimit nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.