Së paku katër persona kanë vdekur, ndërsa 17 të tjerë janë dërguar në spital pasi kishin konsumuar pjepër të infektuar në Australi, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Entit për shëndetësi në shtetin federal australian Victoria, Brett Sutton, tha se incidenti erdhi pasi personat konsumuan pjepër të infektuar me bakterin e listerisë.
Pjepri i infektuar është kultivuar në Griffith, në Uelsin e Ri Jugor, e cila njihet si xhevahir bujqësor i Australisë.
Autoritetet kompetente kanë urdhëruar tërheqjen e pjeprit nga tregu, ndërsa qytetarët janë apeluar që të mos e konsumojnë. /AA/