Policia turke ka arrestuar katër anëtarë të dyshuar të grupit militant Shteti Islamik, si pjesë e një hetimi mbi një sulm të mundshëm ndaj ambasadës së SHBA-së në Ankara, kanë raportuar mediat shtetërore në Turqi.
Ambasada e SHBA-së ka njoftuar në faqen e saj të internetit se do të mbyllet më 5 mars për shkak të një kërcënimi të papërcaktuar të sigurisë.
Agjencia e lajmeve turke, Anadolu tha se policia arrestoi katër të dyshuar më 5 mars- të gjithë shtetas irakianë.
Dy prej tyre u arrestuan në një autobuz, teksa po udhëtonin në autostradën që lidh portin e Detit të Zi të Samsunit në Ankara. Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan në qytetin Samsun.