Italianët i janë drejtuar sot kutive të votimit teksa po mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Një surprizë e pakëndshme ka ndodhur për Berlusconin teksa po votonte në Milano aty ku ka dhe qendrën e tij, pasi u sfidua hapur nga një aktiviste, e cila u ngjit mbi tavolinën e komisionerëve dhe bërtiti: ‘Berluskoni ke skaduar’ shkruan Corriere.
Vajza e re i cila përkiste lëvizjes, “Femen”, rreth moshës 25-30 vjeç ishte topless pa këmishë dhe përsëriti disa herë frazën “Berlusconi ka skaduar, koha juaj ka mbaruar” (shiko këtu videon) para se të bllokohej nga policia.
Ndërkoi Silvio Berlusconi e komentoi me shaka : “Nuk e pashë, nuk mund të shihja asgjë”, shtoi drejtuesi i Forzza Italia.