Sot vendi fqinj voton për parlamentin e ri. 46 milionë qytetarë janë thirrur për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa procesi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në 23:00.
619 deputetë do të zgjidhen nga votimi i sotëm në Itali, ndërsa kandidojnë edhe 4 shqiptarë: Anita Likmeta, Bruna Mece, Emiliano Biraku dhe Elona Gaxha.
Gara për fituesin është e fortë mes koalicionit të majtë të drejtuar nga Partia Demokratike, koalicioni i djathtë në drejtimin e Forza Italia të Berlusconit dhe ‘Lëvizja 5 Yje’.
Sipas parashikimeve, asnjë nga partitë apo koalicionet duket se nuk do të mund të marrë mbështetje të mjaftueshme për të fituar një shumicë të qartë.
(Në foto katër kandidatët shqiptarë)