Një plagosje me arme zjarri ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku sipas informacioneve paraprake është tentuar të grabitet një subjekt.

Por autori ka hasur në rezistencë nga pronari, duke pasur edhe hapje zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur.

Për momentin nuk ka shumë informacione, por priten të dhëna në minutat në vijim.