Një bankë e nivelit të dytë në rrugën dytësore Tiranë-Vorë është tentuar të vidhet në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë, më datë 02.08.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së “Limuthit”, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë derën e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën.
3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar dhe dhunuar rojen dhe më pas janë futur brenda në filialin e bankës.Shuma e saktë e parave të grabitura nuk bëhet me dije nga policia, por raportohet se autorët ikën me rreth 2 milionë lekë të vjetra me vete.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve





