Një bankomat është grabitur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, 4 persona të armatosur kanë tentuar të vjedhin paratë e bankomatit, ku kanë marrë vetëm një sasi të konsideueshme parash dhe më pas kanë kërcënuar me armë rojën e biznesit ku ishte dhe bankomati.

Pika e bankës që u grabit në autostradën Tiranë-Durrës, raportohet se ndodhej brenda një biznesi. Këto janë filiale të vogla që qëndrojnë brenda bizneseve për të mbledhur lekët. Mësohet se pas rënies së alarmit, policia ka mbërritur, por autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.