Komisariati i policisë së Shijakut ka ndaluar 26-vjeçarin E.E., të shpallur në kërkim.
Ndaj të riut nga Shijaku, gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi e ka gjetur fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Tashmë 26-vjeçari E.E. duhet të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të çështjes hetimore dhe dhënies së vendimit nga ana e gjykatës.





